Pengoni kancerin e veshkave me vizita të rregullta te urologu

Si dhe të gjitha organet në trup ashtu edhe veshkat janë të ekspozuara ndaj sëmundjeve malinje. Edhe pse nuk janë shumë të shpeshta, hulumtimet tregojnë se rritet numri i pacientëve të cilët sëmuren nga sëmundjet malinje të veshkave. Statistikat flasin se paraqiten te 3-5 pacientë në 100.000 ose në Maqedoni në vjet zbulohen prej 80 deri 100 raste të reja. Ky lloj i kancerit më së shpeshti paraqitet në moshën më të avancuar dhe është shumë i shpeshtë te popullata mashkullore. Ekzistojnë dy lloje të kancerit në veshka – njëri e sulmon koren e veshkës, ndërsa tjetri e sulmon palcën e veshkës,  kanalet e veçuara, legenin e veshkës dhe kanalet e urinës. Rreth asaj se cilat janë simptomat, si vendoset diagnoza dhe cili është trajtimi, përgjigje kërkuam na prof. dr. Ljupço Lekovski, specialist i urologjisë në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”.

Cilat janë simptomat?

Simptomat më shpesh janë të heshtura dhe nuk vërehen. Prandaj është shumë e rëndësishme që njerëzit mbi moshën 50 vjeçare një herë në vjet ta vizitojnë urologun. Një nga simptomat të cilat mund të paraqiten është gjaku në urinë, që është sinjal se diçka nuk është në rregull me veshkat tuaja. Pas gjakut mund të paraqitet edhe dhimbje e pacaktuar e heshtur, ndërsa pas KT incizimit vendoset diagnoza kancer i veshkës. Nëse keni ndonjë nga këto simptoma menjëherë paraqituni te urologu, i cili në bazë të gjetjeve do të caktojë nëse është në gjendje të bëhet intervenim kirurgjik, cila teknikë e intervenimit do të bëhet dhe si do të reflektohet mbi shëndetin e përgjithshëm të pacientit.

Si ta zbulojmë herët kancerin e veshkave?

Kontrolli me ultrasonografi është shumë efikas dhe i kapshëm në zbulimin e hershëm të tumoreve të veshkës. Mjekët këshillojnë edhe në shëndet të mirë të bëhen kontrolle parandaluese të veshkave, pasi që sa më herët të zbulohet ky lloj i kancerit, ai mjekohet. Nëse diagnostifikohet në stadiumet më të avancuara atëherë në procesin e mjekimit përveç urologu, duhet të përfshihet edhe ekipi i onkologëve. Krahas ehos nevojitet të bëhen edhe kontrolle laboratorike të gjakut dhe urinës, tomografi kompjuterike, MRI.

Mjekimi

Bashkë me mjekun tuaj do të vendosni për trajtimin më të mirë për mjekim, që varet nga shumë faktorë, siç është gjendja e përgjithshme shëndetësore, tipi, stadiumi dhe përhapja e sëmundjes. Intervenimi kirurgjik është trajtimi i parë që aplikohet, por bëhet edhe kombinim me radioterapi, kimioterapi dhe imunoterapi. Pasi që veshkat janë organ çift, është e mundur që të hiqet veshka, pa u çrregulluar shëndeti i përgjithshëm, nëse njëra veshkë është në rregull. Në shumë raste të mjekimit te pacientët nevojitet qasje multidisiplinore. Pas përfundimit të trajtimit të kancerit në veshka, pacienti duhet të bëjë kontrolle të rregullta.  

Parandalimi

Hiqni dorë nga duhani, mbajeni peshën trupore normale, bëjuni aktiv fizikisht, kontrolloni rregullisht presionin e gjakut dhe një herë në vjet viziton urologun. 

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language