Karcinoma e pankreasit

Në fazat e hershme simptomat dhe shenjat e sëmundjes zakonisht përmenden si ndjenjë e të qenit i ngopur dhe ndjenjë e pakëndshme në stomak, humbja e apetit. Megjithatë, mjekët dhe pacientët këto simptoma i trajtojnë si dhimbje të thjeshta në stomak, prandaj është e vështirë të vendoset diagnoza e hershme e sëmundjes..

Çfarë paraqet?

Kanceri i pankreasit paraqitet kur qelizat në pankreas rriten në mënyrë të pakontrolluar, shumohen shumë shpejt dhe vazhdojnë të jetojnë pasiqë qelizat e gjalla do të vdesin. Këto qeliza mund të akumulohen në formë të tumorit. Kanceri më shpesh formohet në kanalet e pankreasit, i njohur si adenokarcinom. Kanalet e pankreasit janë të mbështjella me qeliza të cilat prodhojnë lëngje digjestive. Kanceri, po ashtu, mund të krijohet edhe në qelizat ishullore, por qelizat e këtilla janë shumë të rralla. Qelizat kancerogjene në kanalet e pankreasit quhen edhe kancer i pankreasit ose adenokarcinom..

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Grup rreziku për kancer në pankreas janë personat e moshës prej 40 deri në 60 vjet.

Cilat janë simptomat?

Simptomat e para të sëmundjes, të cilat janë të përbashkëta për pothuaj të gjithë pacientët, janë fryrja e pjesës së sipërme të stomakut, ndjenjë e pakëndshme, humbja e apetitit. Në përgjithësi, këto simptoma më shpesh injorohen dhe nuk kuptohen seriozisht nga ana e pacientëve dhe mjekëve, por diagnostifikohen si dhimbje të rëndomta në stomak. Por, në disa raste paraqitet papritur diabeti, që mund të asocojë në kancer të pankreasit. Te pacientët pa histori familjare të diabetit, gjendja e këtillë tërheq vëmendje. Kur sëmundja do avancojë mund të paraqiten dhimbje të forta ë stomak dhe në kurriz, humbja e peshës, fryrje në stomak. Për fat të keq, këto gjetje janë indikatorë se kufiri për trajtim të sëmundjes është tejkaluar.

Si diagnostifikohet?

Për diagnostifikimin e kancerit të pankreasit bëhen teste të gjakut dhe incizime tjera. Vlerat e tumor markezëve SEA dhe SA 19 9, te këta pacientë shpesh janë të larta. Te pacientët me jo depërtueshmëri të kanaleve të tëmthit, vlera e bilirubinave dhe testet për caktimin e funksionit të mëlçisë mund të jenë të larta. Procedurat tjera diagnostifikuese janë: ultra zëri, tomografia kompjuterike dhe rezonanca magnetike. Me këto metoda në mënyrë të dukshme mund të zbulohet sëmundja.

Si mjekohet?

Metodë prioritare e trajtimit është mënjanimi kirurgjik i tumorit. Pas operacionit, pothuaj te të gjithë pacientët nevojitet hemoterapia dhe radioterapia. Nëse tumori nuk mund të hiqet tërësisht me mënyrën kirurgjike, para operacionit fillohet me hemoterapi dhe radioterapi që të zvogëlohet madhësia dhe që trajtimi kirurgjik të ketë rezultate. Nëse sëmundja kalon në metastazë, d.m.th. është përhapur në organet tjera, aplikohet vetëm një metodë, e kjo është hemoterapia.  
Pankreasi është i vendosur prapa lukthit dhe gjendet në vend ku kalojnë shumë gjak dhe enë limfatike. Prandaj, pas trajtimit gjasat për paraqitjen e serishme të sëmundjes janë shumë të mëdha. Te pacientët të cilët janë mjekuar ekziston rrezik që sëmundja përsëri të paraqitet në afat prej 3 viteve. Mjekimi më efikas dhe periudha më e gjatë e mbijetimit pritet me gjetjen dhe përdorimin e agjenseve më efikase hemoterapeutike.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language